Kultura

Kosova e Shqipëria, bashkë në festivalin e Kanës

Këtë vit lokacioni i pavijonit do të jetë në një hapësirë më të mirë dhe pranë shteteve me industri më të zhvilluar të filmit

Qendra Kinematografike e Kosovës bashkë me atë të Shqipërisë do të jenë pjesë e tregut të madh ‘Marche Du Film’ të festivalit prestigjioz të Kanës nga data 8 deri më 17 maj 2018.

Këtë vit lokacioni i pavijonit do të jetë në një hapësirë më të mirë dhe pranë shteteve me industri më të zhvilluar të filmit. Pavijoni do të jetë i vendosur afër shteteve të Evropës Juglindore, Republikës Çeke, Sllovakisë, Amerikës, Gjermanisë etj.

Në ‘Marche Du Film’ do të prezantohen të rejat e kinematografisë kosovare, si me anë të katalogut, ashtu edhe duke i prezentuar të gjithë filmat e mbështetur nga QKK para producentëve ndërkombëtarë, përfaqësuesve të fondeve të filmit, të festivaleve, agjentëve të shitjes, distributorëve etj.

Ndryshe aktoret Kristen Stewart dhe Lea Seydoux, do t’i bashkohen yllit kinematografik Cate Blanchett në panelin e jurisë së sivjetme, të festivalit prestigjioz të filmit në Kanë.