Sport

Kosova fiton bindshëm dhe feston qëndrimin në Ligë

Genc Krasniqi ishte i jashtëzakonshëm me tre gola në pjesën e dytë, për fitoren e thellë prej 5:1

Skuadra shqiptare, Kosova e Cyrihut, ka fituar ndeshjen vendimtare ndaj Eschen me rezultat të thellë 5:1, shkruan albinfo.ch.

Kjo ndeshje ishte e fundit për këtë sezon dhe ishte fitorja më e vlefshme në këtë kampionat, pasi siguroi edhe për një vit qëndrimin në Ligën e Parë Inter-regjionale.

Ishin mysafirët që kaluan në epërsi me anë të një penallti, por Kosova u kundërpërgjigj me pesë gola. Dein Barreiro shënoi dy herë për Kosovën nga pika e bardhë, dhe më pas Genc Krasniqi ishte i jashtëzakonshëm me tre gola në pjesën e dytë, për fitoren e thellë prej 5:1.

Kështu skuadra kuqezi edhe një vit do të jetë pjesë e kësaj lige, pasi grumbulloi 31 pikë, duke siguruar mbijetesën.