Sport

Kosova fiton dy miqësoret me Shqipërinë

Në takimin e parë Kosova shënoi fitore 71:63, kurse në atë të dytë me rezultat 90:72

 

Në dy ndeshjet miqësore të zhvilluara në mes Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë, fituese ka dalë Përfaqësuesja e Kosovës, raporton albinfo.ch.

 

Kosova në ndeshjen e dytë mundi Shqipërinë me rezultat 90:72 në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror “Kina 2019”.

 

Kosova kishte mundur Shqipërinë edhe në sfidën e parë me rezultat 71:63. Në përballjen e parë kishte pasur edhe tensione në fushë, megjithatë, gjithçka ishte qetësuar.