Sporti

Kosova fiton në tavolinë ndaj Norvegjisë

UEFA ka njoftuar zyrtarisht se Kosova fiton me rezultat 3:0, sepse një futbollist norvegjez nuk kishte drejtë të luante dhe për këtë arsye fitorja i takon Kosovës

Edhe pse kishte humbur në fushë 5:0 nga Norvegjia, Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka fituar në tavolinë me rezultat 3:0, raporton albinfo.ch.

 

UEFA ka njoftuar zyrtarisht se Kosova fiton me rezultat 3:0, sepse një futbollist norvegjez nuk kishte drejtë të luante dhe për këtë arsye fitorja i takon Kosovës.

 

Bëhet fjalë për futbollistin Kristoffer Ajer, i cili ishte i pezulluar për shkak të kartonëve, por që luajti gjatë tërë ndeshjes dhe realizoi një gol.

 

Pikërisht ndeshja e ardhshme e Kosovës është ndaj Norvegjisë, por si vendas, kurse ndeshje tjetër do të jetë ndaj Gjermanisë.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/kosova-fiton-ne-tavoline-ndaj-norvegjise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.