Sport

Kosova me hapa të sigurt drejt kreut

Skuadra e Kosovës së Cyrihut ka shënuar fitoren e dytë me radhë, duke u ngjitur edhe më shumë në tabelë, shkruan albinfo.ch.

Në ndeshjen e fundit Kosova shënoi fitore të thellë si mysafire ndaj Winterthur 2, me rezultat 0:4.

Golat në këtë ndeshje për Kosovën i shënuan Almir Murati në minutën e 67-të dhe 76-të, Deni Krleski në minutën e 70-të dhe Shqiprim Alija në minutën e 94-t.

Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, Kosova në Ligën e Parë Interregjionale ndodhet në vendin e pestë me 17 pikë të tubuara, apo vetëm tri pikë më pak se vendi i dytë.

Skuadra shqiptare ka shënuar pesë fitore, dy barazime dhe ka pësuar katër humbje deri më tani.