Sport

Kosova kërkoi që të luajë në Köln të Gjermanisë

Por, këto takime nuk do të zhvillohen në Köln, për shkaqe të sigurisë. Policia gjermane dhe federata kanë qenë kundër, sidomos me përballjen me Turqinë, ku jetojnë shumë shqiptarë e turq

Sipas mediave gjermane Federata e Futbollit e Kosovës ka kërkuar që dy ndeshjet e radhës, miqësoren me Letoninë më 28 mars dhe me Turqinë në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Botëror t’i zhvillojnë në qytetin e Kölnit në Gjermani, por kjo nuk i është mundësuar, raporton albinfo.ch.

 

Drejtori sportiv, Lutz Vingerath ka konfirmuar për kërkesën e Kosovës. “Federata e Futbollit të Kosovës na ka kontaktuar”, ka thënë ai, shkruan ‘ksta.de’.

 

Por, këto takime nuk do të zhvillohen në Köln, për shkaqe të sigurisë. Policia gjermane dhe federata kanë qenë kundër, sidomos me përballjen me Turqinë, ku jetojnë shumë shqiptarë e turq.

 

Zëdhënësi i federatës gjermane ka thënë se kanë refuzuar kërkesën e Kosovës. Sipas Federatës, miqësoret e vendeve të treta në stadiumet gjermane do të lejohen vetëm në vitet kur ka aktivitete madhore, por siç dihet, në vitin 2017 nuk ka të tillë.

 

Kosova ndeshjet si vendas deri më tani i ka zhvilluar në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës.