Sport

Kosova kërkon trajner të huaj

Drejtuesit e FFK-së kanë konfirmuar se janë duke kërkuar trajner të huaj dhe nuk do të vazhdojnë kontratën me Albert Bunjakin

Largimi i Albert Bunjakit nga posti i përzgjedhësit të Kosovës është i sigurt. Dy ndeshjet e fundit kualifikuese pritet të jenë të fundit për të.

Edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë konfirmuar se janë duke kërkuar trajner të huaj. Kështu është shprehur sekretari i FFK-së për “KTV”-në.

Edhe Bunjaki kishte pranuar se këto janë ndeshjet e fundit që ai drejton, dhe nuk e ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin me FFK-në si përzgjedhës, përcjell albinfo.ch.

Kosova nga tetë ndeshje të zhvilluara ka vetëm një barazim dhe shtatë humbje, duke qenë e fundit në grupin kualifikues.