Sport

Kosova kundër Shqipërisë

Në Grupin 2, përveç Kosovës e Shqipërisë bëjnë pjesë edhe Greqia e Malta

 

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka vënë përballë Shqipërinë dhe Kosovën së bashku në një grup në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Francë 2019”, në konkurrencën e femrave, shkruan albinfo.ch.

Në Grupin 2, përveç Kosovës e Shqipërisë bëjnë pjesë edhe Greqia e Malta.

Të gjitha këto ndeshje të fazës paraeliminatore do të zhvillohen në Shqipëri. Në total marrin pjesë 46 skuadra me një koeficient relativisht të ulët dhe këto katër grupet do të zhvillojnë një mini-turne nga i cili do të kalojë më tej në fazat e tjera të Botërorit pesë skuadra.

Ky edicion i këtyre paraeliminatoreve do të jetë i veçantë për Kosovën, që do të debutojë me skuadrën e femrave në një aktivitet ndërkombëtar dhe për Andorrën gjithashtu.

Faza e parë e paraeliminatore do të luhet në Shqipëri, Ishujt Faroe, Gjeorgji dhe Lituani nga datat 6 deri më 11 prill.