Sport

Kosova kundër Zvicrës

Kosova pas Zvicrës, të shtunën do të ndeshet me Turqinë dhe në fund me Bjellorusinë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave të premten do të ketë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionat Botëror, dhe në ndeshjen e parë do të ballafaqohet me Zvicrën. Ky takim fillon nga ora 17:00, shkruan albinfo.ch.

Kosova dhe Zvicra ndodhen në Grupin 2, derisa pjesë e këtij grupi janë edhe Turqia dhe Bjellorusia. Kjo e fundit është mikpritëse e grupit për tri ditë me radhë.

Kosova pas Zvicrës, të shtunën do të ndeshet me Turqinë dhe në fund me Bjellorusinë.

Përfaqësuesen e Kosovës do ta ndihmojnë edhe tri hendbolliste nga diaspora. Për vashat kosovare, kjo shihet si një përvojë e madhe, derisa ka shumë pak gjasa të kualifikohet tutje.

Favorite e grupit shihet Bjellorusia, kurse edhe Zvicra e Turqia kanë përparuar shumë vitet e fundit në hendbollin femëror.