Të tjera

Kosova mbyll garat në Lojërat Olimpike Dimërore

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka përfunduar aventurën në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeongchang 2018.

Ai ka zënë pozitën e 39-të nga 108 garues në disiplinën e sllallomit, që ishte gara e fundit për të.

Medaljen e artë e fitoi suedezi, Andre Myhrer, me kohë 1:38.99 sekonda. E argjendta shkoi për zviceranin, Ramon Zenhauersen (1:39.33 sek), kurse të bronztën e fitoi austriaku, Michael Matt, me kohë 1:39.66 sek.

Tahiri mbylli me sukses të gjitha garat që ka pasur këtë edicion. Ai zuri vendin e 37-të në kombinimin alpin, 50-të në lëshim, 47-të në super sllallom të madh, 56 në sllallom të madh dhe 39 në sllallom.