Lajme

Kosova mirëpret vendimin e Ankarasë për gjuhën shqipe

Ministra kosovare e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë mirëpret vendimin e Turqisë për futjen e lëndës së gjuhës shqipe në shkolla

Ministria e Arsimit në Kosovës e mirëpret vendimin e autoriteteve turke për futjen e lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat turke si lëndë zgjedhore nga viti shkollor 2017/2018, në nivelin e arsimit fillor parauniversitar. Sipas kësaj ministri, ky vendim i Ankarasë zyrtare është shumë i rëndësishëm për nxënësit shqiptarë që jetojnë atje.

“MAShT e vlerëson si shumë të rëndësishëm këtë vendim për komunitetin shqiptar që jeton në Turqi, të cilit i është dhënë mundësia për kultivimin e gjuhës amtare dhe njëkohësisht promovon diversitetin etnik dhe të drejtat e komuniteteve”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Arsimit.

Kjo e fundit zotohet se do të japë ndihën e pakursyer institucionale për shqiptarët që jetojnë në shtetin turk dhe zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe, përmes ofrimit të ndihmës në hartimin e Kurrikulës, plan-programeve dhe trajnimit të mësimdhënësve, në koordinim me institucionet arsimore të Turqisë.

Ndryshe, një ditë më parë, mediet raportuan se Ministria turke e Arsimit Kombëtar, ka vendosur që gjuha shqipe dhe boshnjake të jenë lëndë me zgjedhje duke filluar nga klasat e pesta, nga vitit i kaluar. Kjo çështje ishte diskutuar edhe nga ministri Kosovar i Arsimit, Arsim Bajrami me homologun e tij tuk.