Sport
Kosova në grup me Serbinë
Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra të martën ka mësuar kundërshtarët e eliminatoreve për botërorin e vitit tjetër. Shorti i tërhequr në Vjenë ka përcaktuar Kosovën në Grupin 5, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Serbia e Sllovakia. Vetëm fituesi i grupit kualifikohet në botërorin që mbahet në Hungari në korrik të vitit tjetër, njofton federata e hendbollit.
Ndeshjet kualifikuese luhen prej 23 deri më 25 mars të vitit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka njoftuar se në kualifikime paraqiten 26 përfaqësuese evropiane që garojnë për nëntë vende. Direkt kualifikohen Franca, Rusia e Danimarka që zunë tri vendet e para në evropianin U-19 të vitit të kaluar, dhe Hungaria si organizatore e botërorit. Në botëror do të garojnë gjithsej 24 përfaqësuese, prej tyre 13 të Evropës.
Me short është vendosur edhe për vendet që i organizojnë turnetë kualifikues.
Për grupin e Kosovës e drejta fillimisht i shkoi Sllovakisë, por pasi ky vend ka organizuar turne për evropianin U-19, e drejta iu bart Serbisë. Nëse Serbia heq dorë atëherë të drejtën e ka Norvegjia e krejt në fund, sipas shortit, Kosova.
EHF-ja pritet të dal me ndonjë vendim për përballjet e Kosovës me Serbinë, që vlerësohen të natyrës së ndjeshme. Ka pasur një përballje Kosovë-Serbi në të kaluarën, pikërisht në hendbollin e femrave.
Në kuadër të kualifikimeve për evropianin U-19 të vitit 2015, Kosova e Serbia ishin në Grupin 3, së bashku me Sllovakinë e Rumaninë. Ndeshjet ishin luajtur në Roman të Rumanisë në prill të vitit 2015. Kosova i kishte humbur me rezultat të lartë të tri ndeshjet. Ndaj Serbisë kishte pësuar me rezultatin 40:12. Por, në dy vitet e fundit ekipet përfaqësuese të femrave janë ngritur ndjeshëm dhe në marsin e vitit tjetër priten rezultate më të mira dhe paraqitje më të mira. Në Rumani ndeshjet ishin luajtur me flamur të EHF-së. Kosova u përballë me përfaqësuese të tri vendeve që nuk e njihnin shtetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan Artisit shqiptar, Petrit Halilaj, është tani një artist konceptual, skulpturat, vizatimet, instalimet dhe performancat joshëse dhe...
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
Jeta në Zvicër
-
Bazeli lufton mushkonjat Bazeli po lufton përhapjen e mushkonjave tigër aziatike duke lëshuar larvicide. Të dhënat treguan se dëmtuesi...
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor
-
Barnat e blera jashtë vendit mund të rimbursohen në Zvicër
-
Anulime të shumta të fluturimeve mes Zvicrës dhe këtij rajoni
-
Coca cola e re në Zvicër po konsiderohet mashtrim