Sport

Kosova në grup me Zvicrën

Është hedhur shorti i Kampionatit Evropian të 17-të për meshkuj që do të mbahet në Republikën e Irlandës.

Në shortin e evropianit të U17 që do të zhvillohet gjatë vitit 2018/19 Kosova është renditur në grupin 5 bashkë me Zvicrën Skocinë dhe Qipron, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa Shqipëria në grupin 8 bashkë me Republikën Çeke, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin.

Dy të parat në secilin grup bashkë me katër ekipet e treta më të suksesshme do të kualifikohen në rrethin elitë, ku Gjermania dhe Anglia janë të kualifikuara direkt.

Grupet

Grupi 1: Holanda, Suedia, Mali i Zi, Lihtenshtajni

Grupi 2: Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina, Islanda, Gjibraltari

Grupi 3: Austria, Sllovenia, Bullgaria, Malta

Grupi 4: Spanja, Izraeli, Ishujt Faroe, IRJ të Maqedonisë

Grupi 5: Skoci, Zvicër, Qipro, Kosovë

Grupi 6: Rusia, Danimarka, Gjeorgjia, Estonia

Grupi 7: Franca, Polonia, Finlanda, Luksemburgu

Grupi 8: Republika Çeke, Norvegjia, Azerbajxhani, Shqipëria

Grupi 9: Serbia, Hungaria, Rumania, Lituania

Grupi 10: Turqia, Sllovakia, Irlanda e Veriut, San Marino

Grupi 11: Portugali, Uells, Bjellorusi, Kazakistan

Grupi 12: Belgjika, Greqia, Letonia, Moldavia

Grupi 13: Italia, Kroacia, Armenia, Andorra