Sport

Kosova nuk merr pjesë në Rusi pa simbolet e saj

Në këtë garë ishte pritur të marrin pjesë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, të dyja pretendente për medalje në këtë garë të rëndësishme në xhudo

Xhudistët e Kosovës i kanë sjellë shumë medalje elitare vendit, derisa së fundi kanë vendosur të mos marrin pjesë në Mastersin në Rusi, për shkak se nuk i ka pranuar simbolet e Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Kështu ka bërë të ditur përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, duke theksuar se kanë vendosur që të mos marrin pjesë, kurse barrierat politike ende po vazhdojnë.

“Po kërkohet të heqim dorë në Rusi prej simboleve shtetërore që të marrim pjesë me flamur të Federatës Botërore të cilën zgjedhje nuk do e pranojmë!

Përfundimisht sot nga Ministria e punëve të jashtme e Rusisë erdh përgjigjja zyrtare që Kosova nuk do lejohet të marr pjesë si shtet në garën ku marrin pjesë 16 më të mirët në çdo kategori – The best of the best!

Nora e Distria të cilat shkëlqyen këtë vit në shumë gara e së fundi të arta nga Grand Prix në Hagë nuk po lejohen të prezantojnë shtetin tonë!

Heroinat tona prapë po hasin në barriera politike, por ne prapë do të punojmë me përkushtim ma tutje pavarësisht pengesave!”, ka shkruar Kuka në rrjetet sociale.

Në këtë garë ishte pritur të marrin pjesë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, të dyja pretendente për medalje në këtë garë të rëndësishme në xhudo.