Sport

Kosova pëson nga Estonia

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht 76 me 50 nga Estonia, në kuadër të Grupit C

Kosova ka pësuar humbjen e parë në parakualifikimet në basketboll për Botërorin “Kina 2019”.

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht 76 me 50 nga Estonia, në kuadër të Grupit C.

Pas kësaj ndeshje, Kosova mbetet e dyta në grup, prapa Estonisë që ka dy fitore.

Më 12 gusht Kosova zhvillon ndeshjen e radhës me Maqedoninë, të cilën në shtëpi e kishte mposhtur javën e shkuar.