CH-Ballkani
Kosova pranohet në Eurovizionin për Startups
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në garën “Startup Europe Awadrs” do t’u mundësojë bizneseve kosovare rrjetëzim, promovim dhe identifikim të nevojave për financim
Kosova nga viti 2018 do të jetë pjesë e garës “Startup Europe Awards” bashkë me të gjitha shtetet e Evropës. Kjo ngjarje, siç thuhet në një komunikatë për media, është garë e bizneseve startup dhe inovative në nivel lokal, regjional, shtetëror dhe evropian, që për qëllim ka nxitjen e inovacionit, zgjidhjeve të reja dhe bashkëpunimin ndërmjet akterëve kryesorë brenda ekosistemit evropian të ndërmarrësisë.
Me rastin e pranimit të Kosovës në këtë garë të rëndësishme për inovatorët dhe ndërmarrjet kosovare, ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka shfaqur kënaqësinë e tij për këtë arritje të rëndësishme.
Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në garën “Startup Europe Awadrs” do t’u mundësojë bizneseve kosovare rrjetëzim, promovim dhe identifikim të nevojave për financim. Ministri Beqaj e ka uruar ICK-në për organizim të suksesshëm të kësaj gare në Kosovë.
“Startup Europe Awards” (SEUA), mbledh rreth vetes organizatorët, inkubatorët & akseleratorët e biznesit, universitetet, fondacionet, investitorët për një të ardhme më të mirë për bizneset startup dhe zhvillimin ekonomik të Evropës në përgjithësi. Kjo garë prestigjioze që nga viti 2018 në Kosovë do të organizohet nga Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK) dhe do të jetë e ndarë në kategori të ndryshme si: Industri Kreative, Energji, Fintech, Green, e-Health, Internet of Things, Smart Cities, Siguri Kibernetike, EdTech, AgriTech, Modë dhe ndryshime klimatike. Fituesi i garës shtetërore, do të përfaqësojë vendin tonë në nivel të Evropës”, thuhet në njoftim .
E-Diaspora
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet Raportohet se një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për drogë, përcjell albinfo.ch. Sipas mediave...
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara Partia qendrore e Zvicrës ka dorëzuar nënshkrimet për dy nisma që synojnë "arritjen e drejtësisë për...
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar
-
Zvicër: Delegacioni i financave kritikon krijimin e sekretariateve të reja shtetërore
-
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane