Sport
Kosova shpall listën me tri risi
Bëhet fjalë për portierin Faton Maloku dhe dy futbollistët tjera, Armend Thaçi dhe Suad Sahiti
Përzgjedhësi i Kosovës, Muharrem Sahiti ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Letonisë që zhvillohet në “Adem Jashari” në Mitrovicë, më 13 nëntor, shkruan albinfo.ch.
Në këtë listë janë tre futbollistë të ri që janë ftuar për herë të parë. Bëhet fjalë për portierin Faton Maloku dhe dy futbollistët tjera, Armend Thaçi dhe Suad Sahiti.
Përzgjedhësi ka thënë se duhet të luajmë lojë sulmuese për të fituar. “Duhet të jetë një lojë sulmuese nëse dëshirojmë fitoren. Jemi orientuar për një mënyrë të lojës. Nuk mund që në futboll të bëhen ndryshime të përnjëhershme, por duhet ta shfrytëzojmë motivin pasi luajmë përballë shikuesve tanë. Por, do të jemi më ofensiv”, ka thënë Sahiti.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për Valon Berishën.
“Nuk ka më mirë se sa të luash në vendin tënd. Mezi po pres të vjen dita e hënë. Kjo ndeshje është e vështirë dhe çdo përfaqësuese është e fortë. Besoj se me përgatitje dhe përkrahje do ta luajmë një lojë të mirë”, u shpreh Berisha.
Lista e plotë:
Portierë: Samir Ujkani, Bledar Hajdini dhe Faton Maloku.
Mbrojtës: Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Altin Dallku, Fidan Haliti, Lirik Kastrati dhe Armend Thaçi.
Mesfushorë: Hekuran Kryeziu, Bernard Berisha, Besar Musolli, Besar Halimi, Valon Berisha, Milot Rashica dhe Suad Sahiti.
Sulmues: Elbasan Rashani, Atdhe Nuhiu dhe Vedat Muriqi.
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër