Sport

Kosova siguron dy medalje në Lojërat Mesdhetare

Kosova po merr pjesë në lojëra mesdhetare të cilat po mbahen në Tarragona të Spanjës.

Dy xhudistet nga Kosova, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, kanë siguruar medalje, pasi janë në finale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Tarragona të Spanjës.

Gjakova që nisi garat nga çerekfinalja mposhti fillimisht kroaten Tena Sikiq, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi me Ippon përballë xhudistes nga Tunizia, Gokhran Khelifi, në kategorinë deri në 57 kg, shkruan Albinfo.ch.

Ndërkaq, Krasniqi në kategorinë deri në 52 kg ishte më e mirë se turkja Irene Korkmaz, e cila u pezullua pas tri vërejtjeve që mori.

Me kalimin në finale të Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit, Kosova i ka të siguruara dy medalje nga Lojërat Mesdhetare, e ku sportistët kosovarë po marrin pjesë për herë të parë.