Sport

Kosova U17 në grup me Zvicrën për Kampionatin Evropian

Kosova U17, e trajnerit, Besnik Kollari, ka rënë në një grup  me Zvicrën, Skocinë dhe Qipron

Përfaqësueset e Kosovës në futboll për grupmosha të reja, U17 dhe U19, i kanë mësuar kundërshtarët për kualifikime në Kampionatet Evropiane. Kosova U19, që drejtohet nga përzgjedhësi, Ramiz Krasniqi, pas suksesit historik, ku arriti të kalojë rundin para-kualifikues, do të luajë në rundin ELIT kundër Portugalisë, Republikës së Irlandës dhe Sllovakinë.

Ndërkaq, Kosova U17, e trajnerit, Besnik Kollari, ka rënë në një grup  me Zvicrën, Skocinë dhe Qipron. Kjo është hera e parë që Përfaqësueset e Kosovës po marrin pjesë në kualifikimet për Kampionate Evropiane.