Kultura
Kosova, vendi që prodhon pop-yjet femra më të mëdha në botë
E përditshmja britanike “The Times” që me një shkrim interesant tregon për jetën dhe karrierën e Dua Lipës, kurse nuk harron të përmend faktin se ajo dhe Rita Ora vijnë nga Kosova
Dua Lipa dhe Rita Ora janë ndër këngëtaret më të famshme në Evropë dhe botë, duke tërhequr edhe vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare.
Është e përditshmja britanike “The Times” që me një shkrim interesant tregon për jetën dhe karrierën e Dua Lipës, kurse nuk harron të përmend faktin se ajo dhe Rita Ora vijnë nga Kosova. Madje, Kosova po prodhon pop-yjet femra më të mëdha në botë, raporton albinfo.ch.
Dua Lipa përpara se të bëhej këngëtare e njohur dhe shumë e famshme e muzikës dance-pop, kishte punuar në një klub nate, ku ishin në rolin e mikpritëses dhe kishte detyrë që të caktonte se kush do të hynte e kush jo.
“E urreja atë punë”, thotë 21-vjeçarja. Ajo ka treguar edhe rolin që kishte. “Kisha një kufje dhe një kamerë dhe menaxheri brenda më thoshte, “Po, jo, po jo” deri në atë pikë kur mu desh të mos i lija miqtë e mi të hynin për shkak se kishin të veshura atlete. Asnjëherë nuk u ndjeva aq rehat me këtë punë”, rrëfehet Dua Lipa.
“The Times” gjithashtu tregon se edhe Rita Ora është e Kosovës dhe këto këngëtare janë një imazh mjaft i mirë për Kosovën.
Dua Lipa flet edhe për idhujt e saj, duke veçuar edhe babanë e saj, Dukagjin Lipa.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën