Kosova

Kosova, vendi i vetëm në botë me patentë-shofer mobil

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Agjencisë për Regjistrim Civil, e mbështetur nga kompania gjermane“VeridosGmbH – IdentitySolutions by Giesecke+DevrientandBundesdruckerei”, do të lansojnë projektin: “Patentë-shoferi mobil”.

Në ceremoninë e lansimit që mbahet nesër, të premten, do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, shefi i operacioneve i kompanisëVerdios, dr. HermannSterzinger, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtarë, përcjell albinfo.ch.

Kosova është vendi i parë në botë që do të ketë këtë aplikacion për patentë-shoferë, i cili do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë patentë-shoferë, i cili mund të lexohet nga telefoni mobil.