Uncategorized

Kosova voton

Qendra e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të jenë të hapura deri në orën 19:00

Sot në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e shtata lokale që nga paslufta, shkruan albinfo.ch.

Qendra e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Gjithsej janë 889 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 505 vendvotime.

Edhe pse duket e pabesueshme, por për këto zgjedhje kanë drejt të votojnë 1 milion e 890 mijë e 952 persona.

204 kandidatë janë që pretendojnë të parin e qytetit të tyre dhe 6887 kandidatë për kuvendet komunale, kurse marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar sipas Komisionit Qendror Zgjedhor është 33 mijë e 200.