Tematike
Kosovarët dhe italianët marrin kredi për të paguar të vjetrin, francezët për vetura
Të huajt në Zvicër mesatarisht marrin kredi prej 24 mijë frangash. Francezët me shumicën e parave kreditore blejnë veturë, ndërsa kosovarët dhe italianët marrin kredi për të paguar kreditin e vjetër.
Veçanërisht i madh është numri i kredimarrësve në kantonet lindore dhe veriore të Zvicrës: Basel-Stadt 56 përqind dhe Schaffhausen 53,7 përqind. I vogël është numri në kantonin Jura me pak më pak sesa 30 përqind, shkruan albinfo.ch.
Analiza e 30 mijë kreditorëve nga “Comparis”, gjithashtu tregon se në shtatë kantone më shumë se gjysma e tyre janë të huaj. Sa i përket kredive të dhëna, studimi konstaton se rreth 6 përqind e familjeve zvicerane paguajnë një hua të vogël, ndërsa te të huajt kjo shifër është 25 përqind.
Veçanërisht i madh ishte numri te francezët dhe portugezët, ku thuajse çdo i dyti ishte futur në borxh krediti për të financuar blerjen e një veture. Te kosovarët, italianët dhe gjermanët vetëm një e treta shfrytëzonin kreditin për të blerë një veturë.
Për të mos mbaruar këtu: një pjesë e madhe e kosovarëve dhe italianëve, kërkonin kredi për të paguar kreditet e vjetra. Rreth një e dhjeta e italianëve dhe kosovarëve merrnin kredi për këtë arsye. Te francezët kjo shifër është dyfish më e ulët: 5.5 përqind.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër