Shqipëria

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, tollovi në Morinë

Rreth 2500 persona kanë hyrë nga pika e kalimit kufitar në Morinë vetëm gjatë orëve të fundit

Përfundimi i muajit të Ramazanit është shoqëruar me rritje të numrit të shtetasve kosovarë që hyjnë në Shqipëri për pushime gjatë vikendit.

Rreth 2500 persona kanë hyrë nga pika e kalimit kufitar në Morinë vetëm gjatë orëve të fundit. Sipas të dhënave nga pika kufitare në Morin shumica kanë si destinacion qytet bregdetare për pushime, raportojnë mediat shqiptare.

Turistët thonë se u është dashur të presin deri në 20 minuta në doganë për procedurat. Ndërkohë në pikën e kalimit kufitar punohet me 5 sportele, pasi fluksi i lëvizjes pritet të rritet në vijim.