Integrimi
Kosovarët, në vendin e tretë për pajisje me pasaportën austriake
Numrin më të madh të shtetasve të rinj të Austrisë e përbëjnë boshnjakët me 698, e pas tyre vijnë turqit me 456 dhe kosovarët me 319 persona
Gjatë gjysmës së parë të vitit në Austri afër 4700 të huaj kanë marrë pasaporta të këtij vendi. Numrin më të madh të shtetasve të rinj të Austrisë e përbëjnë boshnjakët me 698, e pas tyre vijnë turqit me 456 dhe kosovarët me 319 persona, njofton agjencia austriake e lajmeve APA.
Me këtë numër është shënuar një rritje prej 9.6 për qind e kësaj kategorie në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, transmeton albinfo.ch. Më saktësisht: gjatë gjashtë muajve të vitit 2017 kanë qenë 4695 ndërsa gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2016, 4285 persona që kanë fituar pasaportën austriake.
Më shumë se një e treta e të natyralizuarve ose 35.9% të tyre janë të lindur në Austri. Mbi gjysma e të gjitha natyralizimeve, ose 2625 sosh janë bërë mbi bazë të së drejtës ligjore. Prej tyre 1689 veta e kanë fituar këtë status pas qëndrimit prej së paku gjashtë vitesh në Austri ose për shkaqe të posaçme (lindja në Austri, e drejta e azilit ose shtetësia e një vendi tjetër të BE-së.
Rritjen më të madhe të numrit të kësaj kategorie qytetarësh gjatë periudhës në fjalë, 42.1%, e ka pasur kryeqyteti, Vjena. Këtu numri i të natyralizuarve për gjashtë muaj ka qenë 2019.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?