Integrimi

Kosovari për pak i shpëtoi dëbimit nga Zvicra: Akuzohej për grabitjen e 50 frangave!

Një kosovar 30 vjeçar kishte qenë pjesë e një grabitje. Për këtë ai kishte rrezikuar shumë, shkruan “tagesanzeiger.ch”.

Një kosovar 30 vjeçar kishte qenë pjesë e një grabitje. Për këtë ai kishte rrezikuar shumë, shkruan “tagesanzeiger.ch”.

Ai nuk vijonte më shkollën si hidraulik. Puna nëpër çati dhe rreziku nga rrëshqitja i sillnin mjaft ndërlikime atij. Sot, e enjte, përpara Gjykatës së Qarkut të Cyrihut atij ju paraqit një rrezik shumë më i madh. Për shkak të një plaçke 50 frangëshe, që madje as atë nuk e kishte marrë për vete, ai rrezikonte të dëbohej për gjashtë vjet nga Zvicra pas pesë vitesh qëndrim.

Dyshime për grabitje të një personi

30 vjeçari akuzohej se sëbashku me një bashkëpunëtor tjetër në maj 2017 kishte sulmuar një burrë në Cyrih. Bashkëpunëtori i kishte kërkuar viktimës, që ky i fundit nuk duhet të rezistonte – pasi punët mund të shkonin ndryshe. Viktima u bind dhe pa asnjë rezistencë ia dhuroi bashkëpunëtorit xhaketën, pantallonat, një bankënotë 50 frangëshe dhe një gram bar “CBD”. Sipas viktimës 30 vjeçari e kishte kapur për krahu atë dhe i thoshte që të mos refuzonte, të qëndronte i qetë, të dëgjonte bashkëpunëtorin dhe të heshte.

Megjithatë, 30 vjeçari është i pafajshëm

Unë erdha me vonesë në vendngjarje dhe nuk kisha pasur asnjë kontakt fizik me viktimën, tha 30 vjeçari përpara Gjykatës. Ai nuk kishte pasur “asnjë lidhje” me grabitjen. Atëherë gjithçka është shpikur?, pyeti trupi gjykues. “Ashtu siç duket, po”, u përgjigj kosovari.
Prokuroria ishte e bindur që udhëheqësi i grabitjes ishte bashkëpunëtori, megjithatë 30 vjeçari kishte qenë aktiv. Viktima kishte kryer dëshmi të besueshme, ndërsa në veprimet e të pandehurit tjetër kishte dyshime.

Paditësi përveç një dënimi prej 14 muajsh, kërkonte një dëbim prej gjashtë vjetësh nga shteti, përcjell albinfo.ch. Kjo nuk do ishte një rast i rëndë social, pasi ai kishte të afërm në Kosovë. Bashkëshortja e tij, ndërkohë e natyralizuar si zvicerane, gjithashtu vinte nga Kosova. Fëmija i tyre i përbashkët, pritej të shkonte në shkollën e Kosovës.

Nuk mjaftonte për të shpallur fajësinë

Megjithatë Gjykata mendoi ndryshe dhe veproi duke u bazuar në parimin  “në rast të dyshimit, në favor të të paditurit”.  Kjo vërtetohet edhe me atë që bashkëpunëtori “gjithçka kishte mbajtur për vete”, ndërsa 30 vjeçarit “nuk i ishte ngarkuar asgjë”. Nuk kishte as fakte ADN-je se ai e kishte prekur me dorë viktimën. Gjithashtu viktima kishte dhënë dëshmi të ndryshme se kush e kishte kontrolluar dhe kapur. “Të gjithë këto,” përfundoi Gjykata, “nuk mjaftojnë për të shpallur fajësinë.”

Në anën tjetër dënimi me gjobë prej 500 frangave dhe 400 franga tjera për shpenzimet gjyqësore ndaj 30 vjeçarit lidhen me konsumimin e marihuanës.