E-Diaspora
Kosovari vret me thikë partneren dhe alarmon policinë
Alarmimi i policisë kishte ndodhur rreth orës 5 e 30. Personi në fjalë, shtetas austriak me prejardhje kosovare u kishte thënë policëve se ai e ka vrarë me thikë partneren e tij
Një grua 31 vjeçe është gjetur e vdekur sot (e diele) në orët e hershme të mëngjesit në lagjen Wetzeldorf të qytetit austriak Graz. Policia bën të ditur se gruan e ka vrarë bashkëshorti i saj 25 vjeçar, i cili pastaj kishte thirrur policinë, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA.
Alarmimi i policisë kishte ndodhur rreth orës 5 e 30. Personi në fjalë, shtetas austriak me prejardhje kosovare u kishte thënë policëve se ai e ka vrarë me thikë partneren e tij. Patrulla e policisë që kishte arritur pastaj në vendin e ngjarjes kishte gjetur trupin e pajetë të gruas, transmeton albinfo.ch. 25 vjeçari i është dorëzuar policisë, pa rezistencë.
Në banesë ndodhej edhe djali 5 vjeçar i viktimës dhe vajza, foshnjë tremuajshe e përbashkët e çiftit.
Mes dy partnerëve kishte pasur në vazhdimësi konflikte dhe tashmë disa herë ka pasur edhe përzënie të njëri tjetrit nga shtëpia. Aktualisht ende nuk dihet motivi që ka sjellë te vrasja, përcjell albinfo.ch. Në orët e paradites ka qenë ende duke u zhvilluar marrja në pyetje e të dyshuarit. Ndërkohë është caktuar të bëhet edhe obduksioni i viktimës.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike