Sport
Kosovarja, me Suedinë në gjysmëfinale
Suedia që në ekip ka edhe një kosovare, Kosovare Asllanin, ka arritur të eliminojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ekzekutimit të penalltive
Ekipi kombëtar i femrave të Suedisë, ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike në futboll. Suedia që në ekip ka edhe një kosovare, Kosovare Asllani, ka arritur të eliminoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan albinfo.ch.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 1:1. Pas penalltive, Suedia fitoi 3:4, dhe njërin nga golat nga pika e bardhë, e shënoi edhe Kosovare Asllani. Ndërkohë, në ekipin e meshkujve Suedia kishte dy futbollistë nga Kosova, Astrit Ajdareviq dhe Valmir Berisha, por që u eliminuan.
Madje, Ajdareviq bëri bujë në Suedi, pasi nuk e këndoi himnin kombëtar. Astrit deklaroi se është nga Kosova dhe respekton familjen e tij.
Për Kosovën në Lojërat Olimpike po paraqiten tetë garues, ndërsa për Shqipërinë gjashtë, kurse edhe disa sportistë tjerë shqiptarë po paraqiten për shtete tjera.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit