Shkurt.ch
Kosovarja përplaset me makinë në shtyllën elektrike, e bartin në spital me helikopter
Se si ka ndodhur që gruaja e re të devijojë nga rruga kryesore rreth orës 21.45 të natës së mbrëmshme, është ende e paqartë, shprehen në Policinë Kantonale të Aargaut
Një grua 35 vjeçare me prejardhje nga Kosova duke ngarë makinën e saj mbrëmjen e të hënës në Full-Reuenthal të Kantonit Aargau është përplasur në një shtyllë elektrike. Nga kjo përplasje ajo ka pësuar lëndime të konsiderueshme, shkruan aargauerzeitung.ch. dhe është dashur të transportohej në spital me helikopter.
Se si ka ndodhur që gruaja e re të devijojë nga rruga kryesore rreth orës 21.45 të natës së mbrëmshme, është ende e paqartë, shprehen në Policinë Kantonale të Aargaut, transmeton albinfo.ch.
Prokuroria Publike Brugg-Zurzach ka iniciuar hetimet dhe me këtë rast ka urdhëruar që 35 vjeçare t`i bëhet testi i gjakut dhe i urinës.
Policia ia ka marrë kosovares patentshoferin duke e dorëzuar në Entin për Trafikun Rrugor.
(Foto: Ilustrim)
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit