E-Diaspora

Kosovarja Vjosa Mala, pjesë e “The One” në Nju Jork

Kosovarja Vjosa Mala është bërë pjesë e edicionit të 13-të festivalit “The One”, që mbahet në Nju Jork. Ky festival është një platformë, në të cilën interpretues të ndryshëm dhe krijues solistë kanë një mundësi për të shfaqur talentin e tyre.

Artistja e talentuar nga Kosova, Vjosa Mala, është pjesëmarrëse me pjesën teatrale “Rozi’s Fate”, “Fati i Rozës” shkruar dhe intepretuar nga vetë ajo, me regji te Kreshnike Osmanit dhe muzikë të Arbër Krasniqit dhe koreografi të Driton Saqipit, njofton Zëri i Amerikës.

Pjesa teatrale bazohet tek legjenda e njohur shqiptare mbi kështjellën e Rozafës, që flet rreth fatit të një gruaje dhe nëne të re, e zgjedhur për t’u sakrifikuar, duke u varrosur në muret e kështjellës. Festivali  është hapur mbrëmë dhe do të zgjasë deri në 29 prill, përcjell albinfo.ch.

“The ONE Festival” u krijua në vitin 2006. Themeluese e festivalit ishte një veterane e skenës së teatrit të New Yorkut, e përfshirë në drejtimin dhe prodhimin e interpretimit solo teatror, prej vitit 1993.