Gruaja
Kosovarja merr korsinë e gabuar: një orë kaos në autostradë
Të enjten, më 23 prill në autostradën A2 në afërsi të fshatit Arisdorf, në drejtimin Bernë/Lucern ka ndodhur rreth orës 16.30 një aksident i cili ka shkaktuar një bllokim të gjatë dhe kolonë në komunikacion.
Siç bën të ditur policia në Basellandschaft, nuk ka pasur asnjë të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale dhe vonesa në trafik.
Sipas njohurive të para të piolizeinews.ch, shkak i aksidentit ka qenë ngatërrimi i korsisë së rrugës nga pakujdesia që ka bërë ngasësja e makinës, një grua 38 vjeçe me shtetësi kosovare. Ajo ka kaluar nga shiriti i mesëm duke hyrë në atë të majtë me ç`rast ka goditur një makinë tjetër. Për pasojë, kosovarja ka humbur kontrollin mbi makinën e cila pastaj është rrokullisur dhe nuk është ndalur deri sa ka goditur murin në bankinën e djathtë të rrugës, transmeton albinfo.ch.
Makina ka pësuar dëmtim të rëndë dhe, derisa është hequr nga vendi i ngjarjes, ka shkaktuar pengesa të mëdha në trafik. Pas një ore (në 17.30) rruga është pastruar dhe komunikacioni ka filluar të zhvillohet normalisht.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe