Lajme

Kosovë, kërkohet njohja e satusit të viktimave të dhunës seksuale

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës kërkon intensifikimin e hapave institucionalë për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për zbatimin e plotë të ligjit

Në ditën kur Kombet e Bashkuara shënojnë 26 Qershorin, Ditën ndërkombëtare në mbështetje të viktimave të torturës, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës kërkon intensifikimin e hapave institucionalë për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për zbatimin e plotë të ligjit.

”Po e shënojmë këtë ditë në kohë sfiduese: tre dekada pas hyrjes në fuqi të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër torturës, shumë njerëz në botë jetojnë në vende ku tortura është ende e vërtetë dhe e pranishme”, shkruan kjo qendër në fillim të ragimit, transmeton albinfo.ch.

Në shënimin e 26 Qershorit, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, edhe një herë ngre zërin për për intensifikimin e hapave institucional në njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftë në Kosovë dhe për zbatimin e plotë të ligjit.

”QKRMT kërkon nga institucionet qeveritare dhe gjithë mekanizmat tjerë që: Institucionet e reja qeveritare të vazhdojnë punën e mbetur në përgatitjet përfundimtare për funksionalizimin e komisionit shtetëror për verifikimin dhe dokumentimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe hapjen zyrtare të aplikimit për njohjen e statusit të të mbijetuarve; Të ndahet buxheti për këtë qëllim dhe të caktohet shumë dinjitoze e pensionit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe; Të  ofrohen shërbime shëndetësore falas dhe programe ekonomike për të mbijetuarit si dhe të përmirësohet qasja në drejtësi  për të mbijetuarit.

Po ashtu kjo qendër kërkon që: ”Qeveria të padisë Serbinë për të gjitha krimet e bëra në Kosovë dhe të kërkoj kompenzimin e dëmëve të luftës; Të krijohen procedurat standarde të veprimit për masat që secili institucion duhet të ndërmarr gjatë procesit të hetimit dhe dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.

Këto rekomandime thuhet se janë nxjerrë nga tryeza e mbajtur me 19 Qershor 2017, me pjesëmarrës të shquar lokal dhe ndërkombëtar, aktivist të kësaj çështje.

Ndryshe, Qendra për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijëve, vlerëson se së paku 20,000 gra dhe vajza janë dhunuar gjatë luftë së fundit në Kosovë. Megjithatë, kjo shifër nuk është verifikuar asnjëherë dhe numri mbetet çështje e kontestueshme.

Por, Atifete Jahjaga, gjatë kohës sa ishte presidente e Kosovës në vitet 2011- 2016, ishte liderja e parë politike në Kosovë që avokoi për ta krijuar legjislacionin që u del në ndihmë të mbijetuarave dhe filloi ta sfidojë stigmën që i rrethon ato. Ajo beson se kjo shifër është e saktë.

Vetëm pak nga këto gra dëshmuan në rastet e proceset gjyqësore  të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Dhe si rrjedhojë, ajnë vetëm disa kriminelë lufte që u nënuan për koto tortura.