Lajme

Kosovë: papunësi e madhe apo papunëtorë të mëdhenj!

Kompanitë janë kryesisht në sektorin e bujqësisë, ndërtimtarisë dhe lokalet shërbyese, përballen me problemin e punësimit sezonal të punëtorëve

Shkalla e papunësi është e madhe, madje më e larta në rajon apo Evropë. Megjithatë, shumë kompani thonë se nuk po gjejnë punëtorë për të punuar gjatë sezonit të verës.

 

Kompanitë janë kryesisht në sektorin e bujqësisë, ndërtimtarisë dhe lokalet shërbyese, përballen me problemin e punësimit sezonal të punëtorëve, raporton “Evropa e Lirë”.

 

Në anën tjetër, përfaqësues të punëtorëve, thonë se mosgatishmëria e qytetarëve për të punuar punë sezonale, paraqitet për shkak të kushteve të vështira në kompanitë private, përcjell albinfo.ch.

 

Një ndër kompanitë vendore që për çdo sezon përballet më mungesën e punëtorëve, është kompania “Pestova”, e cila merret me përpunimin e patates. Pronari Bedri Kosumi ka thënë se kushtet janë të mira dhe rroga është 450 euro.