Kultura

“Kosovo for Dummies”, edhe në Winterthur

Në fillim të muajit mars jepen në Winterthur të Kantonit të Cyrihut katër shfaqjet të "Kosovo for Dmmies

Rreth një vit e gjysmë më parë është dhënë në teatrin “Schlachthaus” të Bernës pjesa teatrore e autorit nga Kosova, Jeton Neziraj “Kosovo for Dummies”. Pas  premierës dhe një sërë reprizash në këtë teatër, ajo ishte shfaqur edhe në Cyrih, Lucern dhe Aarau. Ndërsa në fillim të muajit mars vazhdon rrugëtimi i saj i suksesshëm me katër shfaqjet që do të jepen në “Kellertheater” në Winterthur. .

Me figurën e refugjates kosovare Antigona (luajtur nga Albana Agaj) e cila “aterron” në Zvicrën e ëndrrave të saj dhe bie në një realitet jo shumë mikpritës, autori në këtë shfaqje personifikon terrenin e ashpër i cili i pret kudo migrantët.

Autori Neziraj tekstin për këtë dramë e ka shkruar enkas për teatrin zviceran dhe ka bashkëpunuar me udhëheqësen e produksionit “Foreverproductions”, aktoren dhe regjisoren shqiptare me qëndrim në Zvicër, Albana Agaj.

Regjia: Johannes Mager; Aktrojnë: Albana Agaj, Gunther Kaindl, Nadim Jarrar, Robert Baranovski, Ursula Stäubli; Muzika: Maurice Könz Skenografia: Hugo Ryser/ Manuel Schüpfer; Movement: Emilia Guidicelli. Udhëheqja e Produksionit: Annette von Goumoëns; Produktsoni: forever productions “foreverproductions.ch”;

Datat e shfaqjeve në Kellertheater të Winterthurit janë: 2 dhe 3 mars, me fillim në orën 20.00 si dhe më 4 dhe 5 mars, nga ora 17.30

Informacionet: www.kellertheater-winterthur.ch

Trezervimi i biletave: tickets@kellertheater-winterthur.ch ose: 052-2675117

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/kosovo-for-dummies-edhe-ne-winterthur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit02 Mars 2017
  • Ora20:00
  • LokacioniWinterthur
  • Data e përfundimit1 Shkurt 2017 - 2:00