Kultura
Sonte në Cyrih, shfaqja «Kosovo for Dummies»
Disa muaj pas premierës dhe njër sërë reprizash të dhëna në teatrin «Schlachthaus» të Bernës, shfaqja e autorit nga Kosova, Jeton Neziraj «Kosovo for Dummies» do të jepet këtë muaj edhe në Cyrih. Teatri «Winkelwiese» i Cyrihut është skena në të cilën, nga 17 deri më 20 shkurt dashamirët e teatrit mund të shohin shfaqjen që vë në fokus fenomenin e migracionit, njofton albinfo.ch.
Me figurën e refugjates kosovare Antigona (luajtur nga Albana Agaj) e cila «aterron» në Zvicrën e ëndrrave të saj dhe bie në një realitet jo shumë mikpritës, autori personifikon terrenin e ashpër i cili i pret kudo migrantët.
Autori Neziraj tekstin për këtë dramë e ka shkruar enkas për teatrin zviceran dhe ka bashkëpunuar me udhëheqësen e produksionit «Foreverproductions», aktoren dhe regjisoren shqiptare me qëndrim në Zvicër, Albana Agaj.
Regjia: Johannes Mager; Aktrojnë: Albana Agaj, Gunther Kaindl, Nadim Jarrar, Robert Baranovski, Ursula Stäubli; Muzika: Maurice Könz Skenografia: Hugo Ryser/ Manuel Schüpfer; Movement: Emilia Guidicelli Udhëheqja e Produksionit: Annette von Goumoëns; Produktsoni: forever productions “foreverproductions.ch”; Ko-Produksioni: Schlachthaus Theater Bern, Theater Winkelwiese Zürich, Kleintheater Luzern etj.
Shfaqjet fillojnë në orën 20.00 ndërsa biletat mund të sigurohen me porosinë telefonin +41 (0)44 261 21 79 ose adresën elektronike office@
Koha e punës: E hënë deri të premten, 9.30 deri 12.30 Uhr dhe 13.30 deri 16.30 Uhr
Adresa: Theater Winkelwiese Zürich. Winkelwiese 4. CH-8001
——————————
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Shkurt 2016
- Ora20:00
- Data e përfundimit4 Gusht 2016 - 0:00
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit