Bota

Kotzias flet për marrëdhëniet me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, është deklaruar në lidhje me Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka thënë që shpreson se opinioni publik dhe politik të tregojë më shumë pjekur lidhur me negociatat që po zhvillon Athina me Tiranën për çështjen e kufirit detar.

Ai ka thënë se tash ka një pjekuri më të madhe ndaj zgjidhjes së problemeve me shtetet fqinje.

“Ne duam miqësi ndërmjet popujve dhe një politikë bashkëjetese paqësore ndërmjet shoqërive tona. Personalisht gjithmonë mburrem me studentët e mi shqiptarë në Universitetin e Pireut që tashmë janë bërë pedagogë në vendin e tyre”, ka thënë Kotzias në një intervistë për të përditshmen greke “Efimerida ton Sintakton”.