Sport

Krasniqi mundet nga Abraham

Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi ka pësuar humbje me vendim të gjyqtarëve nga Arthur Abraham

Dueli i shumëpritur ndërmjet boksierit shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi dhe atij gjerman Arthur Abraham, i ka takuar këtij të fundit, shkruan albinfo.ch.

Meçi është zhvilluar në Erfurt të Gjermanisë, derisa gjyqtarët vendosën që në këtë duel 12-raundesh më i mirë ishte Abraham. Ky meç ishte i vlefshëm për kategorinë super të mesme.

Meçi zgjati 12 raunde dhe ishte shumë interesant, megjithatë, Abraham ka qenë më i mirë sidomos në raundet e fundit dhe arriti të fitojë këtë sfidë shumë të rëndësishme në karrierën e tij.