Kosova
Krerët e sigurisë e drejtësisë mblidhen pas vrasjes në Gjakovë
Pas vrasjes e cila ndodhi në Gjakovë, ku burri vrau gruan dhe vajzën, krerët e prokurorise, policisë e drejtësisë janë mbledhur për të biseduar në lidhje me rastin.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, Ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe Drejtorin e Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Rashit Qalaj, për të diskutuar rreth ngjarjes tragjike, e cila ka ndodhur para dy ditësh në Gjakovë, ku janë privuar nga jeta një nënë dhe vajza e saj.
Me anë të një njoftimi nga KPK, krerët e institucioneve të rendit dhe ligjit, kanë shprehur shqetësimet e tyre të thella për ngjarjen dhe janë zotuar për të bërë një hetim të plotë për rrjedhën e trajtimit të këtij rasti nga organet e rendit.
“Gjatë takimit, palët shprehën gatishmërinë e plotë që në rast të evidentimit të neglizhencës eventuale nga secili person zyrtar i ngarkuar për të parandaluar rrethanat e kësaj ngjarjeje, do të kërkohet llogaridhënie dhe personat zyrtar përgjegjës do të dalin para përgjegjësisë”, thuhet në njoftim.
Institucionet e rendit dhe ligjit, vlerësojnë se ky akt tragjik është momenti i fundit i reflektimit për një trajtim shumë serioz të politikës shtetërore, e cila është në funksion të mbrojtjes dhe sigurisë së jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovë nga çdo cenim i mundshëm.
“Krerët e institucioneve të rendit dhe ligjit inkurajojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe institucionet, të cilat kanë përgjegjësi në këtë fushë për të bashkëpunuar ngushtësisht në parandalimin efikas të çdo cenimi të jetës që mund t’iu kanoset qytetarëve të Kosovës, pa dallim”, thuhet më tutje në njoftim.
Kryeprokurori Lumezi ka thënë para bashkëbiseduesve se zbatimi i ligjit dhe përkujdesja nga ana e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit do të japin shërbime më efikase, me ç’rast duhet qartësuar se edhe gjykatat brenda periudhave të arsyeshme kohore t’i gjykojnë kryesit e veprave të dhunës në familje, me qëllim të parandalimit të ndonjë krimi të përmasave të mëdha.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike