Kultura

Kreshnik Ibrahimi shfaq komedinë “Gurbetçari” në teatrin e Munihut

I njohur për rolet e tij të shumta, aktori Kreshnik Ibrahimi prej gjashtë muajsh është shpërngulur për të jetuar në Munih të Gjermanisë.

“Ramushi i vogël”, siç njihet në opinion, më të mbërritur në mërgim ka filluar punën për të sjellë projektin e tij të parë para publikut shqiptar të diasporës. Të dielën, më 9 prill, në Bürgerhaus Gräfelfing të München-it nga ora 20.00 do të shfaqet me stand –up komedia “Gurbetçari”.

“Është një ide e kamotshme që në diasporë të sjell diçka ndryshe, një stand-up komedi. Duke qenë që tashmë edhe vetë jam gurbetçar, si të gjithë bashkatdhetarët e mi, vendosa të sjell pikërisht këtë komedi që flet shqip, e cila do të jetë e para që do të shfaqet në skenën e këtij teatri gjerman”, thotë Kreshniku për albinfo.ch, duke shtuar se skenari është punuar në bashkëpunim me aktorin Simon Tanushi, ndërsa regjia nga vetë ai. Kreshiku shprehet se komedia do të zgjatë afërisht një orë, ku do të këtë situate të shumta humori, të cilat do të servohen nga ai përmes 15 personazheve artistike. “Qëllimi im dhe i gjithë stafit tim ka qenë që publikut shqiptar t’i sjellim një natë ndryshe, pra të qeshim të gjithë së bashku. Të qeshim me realitetin tonë të gurbetçarit që është sa i bukur, aq edhe i hidhur nganjëherë. Dhe, në fund qëllimi kryesor është që teatri gjerman të flasë dhe të duartrokasë shqip”, pohon ai. Aktori Ibrahimi pret nga diaspora shqiptare që të jenë në numër sa më të madh për ta përkrahur atë, por edhe për të kaluar një natë të paharruar. Ai mendon se pas premierës në Munih, ta shfaqë këtë komedi edhe në vende dhe shtete të tjera, ku jeton diaspora shqiptare.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/kreshnik-ibrahimi-shfaq-komedine-gurbetcari-ne-teatrin-e-munihut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.

 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemri Kreshnik   Ibrahimi
  • Prejardhja:Kosovë
  • Vendi ku vepron:Gjermani
  • Profesioni:Aktorë