Fotolajmi
Kreu i OKB-së, i shqetësuar thellë nga sulmet mbi myslimanët në Myanmar
Guterres ka nënvizuar me këtë rast përgjegjësinë që ka qeveria e vendit për t`u kujdesur për sigurinë në provincën Rakhine
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka tërhequr vërejtjen për një katastrofë humanitare në krahinën Rakhine të Myanmar-it (Ish Birmania), në Azinë Juglindore. Ai është shprehur i shqetësuar nga raportimet mbi sulmet e kryera ndaj pjesëtarëve të pakicës së atjeshme myslimane, shkruajnë mediat botërore.
Guterres ka nënvizuar me këtë rast përgjegjësinë që ka qeveria e vendit për t`u kujdesur për sigurinë në provincën e përmendur.
Programi Botëror i Ushqimit WFP, për shkak të dhunës që ka shpërthyer, ka ndërprerë dërgimin e ndihmave në Rakhine. Atje mbretëson pasiguri e madhe, thonë përgjegjësit e WFP.
Kjo organizatë, sipas asaj që bën të ditur vetë, po merret vesh me autoritetet e vendit në mënyrë që sa më shpejt që të jetë e mundur, të fillojë sërish me dërgimin e ndihmave.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor