E-Diaspora

Kritikohet dëbimi i shqiptares 15 vjeçare nga Gjermania

Autoritetet gjermane në qarkun Wesermarsh të Gjermanisë më 17 gusht kanë arrestuar dhe më pas kanë dëbuar një shqiptare të moshës 15 vjeçare, pa vullnetin e saj dhe pa njoftuar prindërit e saj.

E mitura ka banuar tek miqtë e prindërve në Gjermani. Më një gusht ajo kishte filluar një shkollim medicinal. Këshilli i refugjatëve ka kritikuar ashpër autoritetet gjermane duke e vlerësuar si sjellje të pamëshirshme ndaj të rinjve.

Ata i kanë bërë thirrje qarkut për  t’ia lejuar asaj kthimin në Gjermani dhe vazhdimin e shkollimin shkruan nwzonline.de, përcjellalbinfo.ch

Megjithatë zëdhënësja nga autoritetet e imigracionit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Ajo tha se dëbimi nga Gjykata Administrative në Oldenburg dhe Gjykata e lartë  Administrative në Lüneburg e kanë shpallur këtë vendim si të ligjshëm.