Zhvillim

Kriza politike, pengesë edhe për investimet e huaja

Vonesat në krijimin e institucioneve janë të dëmshme për ecuritë makroekonomike, e në veçanti janë dekurajuese për investitorët e jashtëm

Ekspertët e ekonomisë në Kosovë kanë tërhequr vërejtjen se kriza politke është e dëmshme për investimet e huaja. Ata kanë thënë se vonesat që po bëhen në krijimin e institucioneve dëmton shumë rënd këtë sektor.

Profesori universitar Naim Gashi, ka deklaruar se këtë e ka dëshmuar edhe praktika e krizës politike e vitit 2014 .  Ai thotë se vonesat në krijimin e institucioneve janë të dëmshme për ecuritë makroekonomike, e në veçanti janë dekurajuese për investitorët e jashtëm .Gjatë vitit 2014, sipas Raportit Vjetor të Bankës Qendrore, investimet e huaja direkte kishin rënë për 46 për qind, për dallim prej vitit paraprak., shkruan “koha ditore”. “

Stabiliteti politik dhe institucional i një vendi është faktori gati esencial për të nxitur investitorët për të investuar në një vend të caktuar. Me gjendjen e tanishme ne po dërgojmë sinjale negative te investitorët e jashtëm dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Në këtë mënyrë parashikoj se do të kemi rënie të investimeve të jashtme direkte dhe vonesa në zbatimin e projekteve të mëdha kapitale”, ka deklaruar ai.

Për dëmet që po i shkaktohen vendit në fushën e ekonomisë nga mos krijimi i institucioneve ditë më parë kanë reaguar edhe dy ish-ministret e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila dhe Hikmete Bajrami.