Futboll

Kroacia fiton dhe bind ndaj Nigerisë

Kroacia ka mundur Nigerinë me rezultat 2:0 në ndeshjen e tyre të parë në këtë Botëror, shkruan albinfo.ch.

Në minutën e 32-të, Etebo shënoi në portën e tij, duke kaluar në epërsi Kroacinë.

40 minuta më vonë, Kroacia gjen edhe golin e dytë, kur Luka Modriq shënon nga penalltia. Tashmë kroatët kanë tre pikë dhe janë liderë të grupit.

Takimi tjetër i këtij grupi ndërmjet Argjentinës dhe Islandës kishte përfunduar 1:1, ndeshje ku Lionel Messi humbi një penallti, derisa në takimet tjera të ditës së sotme, Franca ka mundur 2:1 Australinë, derisa Danimarka fitoi 1:0 kundër Perusë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=h_yoUbxFHmo

https://www.youtube.com/watch?v=Sp8hyS_-lHE