Të tjera
Kroacia me rënien më të madhe të punësimit midis vendeve të BE-së
Të dhënat më të fundit nga Eurostat tregojnë se Kroacia ka rënien më të madhe punësimit në krahasim me vendet të BE-së.
Kroacia ka regjistruar një rënie të punësimit në tremujorin e dytë të këtij viti me 0.8 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, që është rezultati më i keq midis vendeve të BE-së.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rënia ishte 1.6 për qind.
Përveç Kroacisë, norma negative e punësimit në raport me tremujorin e mëparshëm përfshin gjithashtu Rumaninë dhe Estoninë.
Nga ana tjetër, rritja më e lartë e punësimit në nivel tremujor u shënua në Maltë (një për qind), Spanjë (0.9 për qind), Greqi dhe Poloni, të cilat u rritën me 0.8 për qind.
Në nivel të BE-së, rritja tremujore e punësimit ishte 0.4 për qind, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar kjo normë u rrit me 1.5 për qind.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë Vjedhjet e biçikletave në Gjenevë janë në rritje dhe shumë rrallë zgjidhen. Me më shumë biçikleta...
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të