Bota
Kryebashkiaku grek: Ne e nënvlerësuam zjarrin, nuk kishim plan evakuimi
Në një intervistë për CNN, kryebashkiaku grek tregon në lidhje me nënvlerësimin e situatës së zjarreve në Athinë dhe mos pasjen e njw plani të evakuimit.
Pas tragjedisë e cila ndodhi në Greqi, më saktësisht në Athinë në lidhje me zjarret nga të cilat 87 persona kanë vdekur, Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka marrë përsipër përgjegjësinë politike për personat që kanë humbur jetën nga këto zjarre.
Deri sa ende nuk është zbuluar arsyeja dhe shkaku i tragjedisë në Athinë, në një intervistë për CNN, kryebashkiaku i komunës e cila u prek nga zjarret, Rafina- Pikermi, Vagelis Bournos, ka thënë se janë bërë gabimë në lidhje me përgjigjen ndaj krizës së kapluar në Greqi.
Bournos, tha për CNN se nuk ishte dhënë urdhër për evakuim pas rënies së zjarreve dhe se shkalla e rrezikshmërisë ishte “nënvlerësuar”.
“Zjarri u nënvlerësua”, ka thënë ai për CNN, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, kushtet atmosferike dhe erërat e forta ishin faktorë të tjerë të cilët kishin përkeqësuar situatën.
Gjithashtu, kryebashkiaku Bournos kishte nxjerrë në pah mungesën për nj paralajmërim, si dhe problemet afatgjata urbane dhe ndikimin në shërbimet publike të viteve të shumta të masave të kursimit, si shkaktar joparësor të tragjedisë.
“Ne mund të kishim më pak viktima me një plan evakuimi të organizuar mirë, por kur zjarri filloi në komunën Penteli nuk kishte asnjë urdhër evakuimi për pjesën lindore (të Atikës) për shkak të drejtimit të erës”, tha Bournos për CNN, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër