Shqipëria

Kryemadhi: Stërvitemi ditë e natë për betejat që na presin

Kryetarja e LSI-së,  Monika Kryemadhi, e ka thumbuar kryeministrin Edi  Rama dhe socialistët nga kampingu politik i të rinjve të LSI-së që po mbahet në Jalë.

“Këto janë ditët kur të rinjtë mësojnë vlerat e politikës, por jo vetëm. Janë ditët kur ata “stërviten” për të qenë mbi të gjitha njerëz të mirë dhe qytetarë të ndershëm. Janë ditët dhe netët, kur edhe ne që jemi aty për t’i ndihmuar, dëgjojmë dhe mësojmë shumë për rininë, kërkesat dhe dëshirat e saj.

Për ti dhënë këtij vendi një mundësi më të mirë, një shans më shumë dhe këtë padyshim do e bëjnë të rinjtë”, ka shkruar kryemadhi, përcjell albinfo.ch.