Bota
Kryeministri holandez pastron dyshemenë pasi derdhi kafenë e tij
Kryeministri holandez Mark Rutte është bërë protagonist i një gjesti për t’u përshëndetur, gjatë ditës së martë në parlamentin e vendit.
Ai ka qenë duke shkuar për në seancë, me një gotë kafeje në dorë, por që për një moment i është rrëzuar, duke ndotur vendin, shkruan “TCH”.
I gjendur në një situatë të sikletshme, Rutte i rrëmbeu leckën njërës prej pastrueseve dhe filloi të pastrojë vetë rrëmujën e tij, përcjell albinfo.ch.
Ky gjest i kryeministrit holandez u duartrokit nga pastrueset e institucionit dhe të pranishmit të godinën e parlamentit, ndërsa videoja bëri xhiron e botës në pak minuta.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe