Shqipëria

Kryeministri Rama paralajmëron nisjen e vettingut në Polici

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se procesi i pastrimit të policisë nga elementë të korruptuar apo të paaftë do të vijojë.

Ai njoftoi se në policinë e shtetit procesi i vettingut do të nisë së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm.

“Siguria publike nuk mund të krijohet nga qasje apo procese të izoluara. Ne do të nxisim proceset që mundësojmë përpjekjet e përbashkëta të strukturave ligj zbatuese. Përvoja e shkëlqyer e disa Task Forcave janë një provë e madhe për sinergji. Forca e Ligjit do të shërbejë edhe për konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar”, theksoi kryeministri, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, ministri Xhafaj u shpreh se operacioni i paralajmëruar nga policia “Forca e Ligjit” është dëshmi e angazhimit të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar.