Kosova

Kryeprokurori Lumezi, paralajmëron padi për shpifje ndaj Hasanit

Enver Hasani dje ka akuzuar kryeprokurorin Lumezin për falsifikim të provimit të jurisprudencës

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka paralajmëruar padi ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetueses, Enver Hasani, duke i konsideruar pohimet e tij ndaj si shpifje.

“Do ta autorizoj një avokat të ngre padi për shpifje kundër Enver Hasanit dhe pres që padia e tillë të shqyrtohet nga gjykata sa më parë që është e mundur. Kërkoj nga Prokuroria e EULEX-it që të hetojë në mënyrë të pavarur dhe urgjente pohimet e Enver Hasanit dhe më pas në varësi të gjetjeve të veprojnë. Nëse nuk verifikohen pohimet e tilla, pres që Enver Hasani të hetohet për veprën penale të lajmërimit të rrejshëm”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Lumezit.

Hasani dje ka akuzuar kryeprokurorin Lumezin për falsifikim të provimit të jurisprudencës.