Jeta në Zvicër

Kryeqyteti zviceran humb politikanin e njohur Tschäppät

Ish kryebashkiaku i Bernës, Alexander Tschäppät ka ndërruar jetë të premten, pas një sëmundje të rëndë nga kanceri.

Ish kryebashkiaku i qytetës së Bernës, Alexander Tschäppät, ka ndërruar jetë gjatë së premtes në moshën 66-vjeçare, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Pas një sëmundje të rëndë dhe disamuajshe, ai ka ndërruar jetë në rrethin e ngushtë familjar. Tschäppät lëngonte nga sëmundja e kancerit.

Në periudhën nga viti 2001-2004, Alexander Tschäppät ishte drejtor i planifikimit, transportit dhe inxhinierisë civile në Këshillin e qytetit të Bernës. Në nëntor të vitit 2009 u zgjodh kreybashkiak i kryeqytetit helvet, funksion të cilin e ushtroi deri në fund të vitit 2016. Nga viti 1991 e deri më 2003 dhe nga viti 2001 e deri në vdekjen e tij, ai ishte këshilltar nacional.

Alexander «Tschäppu» Tschäppät ka lënë pas vetes dy fëmijë dhe partneren e tij, Christine Szakacs. Të gjithë politikanët zviceranë janë pikëlluar me këtë lajm të hidhur.